Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një inspektim në spitalin e Fierit, i cili tashmë ka nisur të ofrojë shërbim për qytetarët.
I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Rama takoi nga afër personelin mjekësor.
Ndërkohë me entuziazëm e kanë pritur dhe pacientët vizitën e kreut të qeverisë, më të cilët Rama ka shkëmbyer dhe batuta.
Pacienti: Zoti kryeministër, o punëtori i madh i Shqipërisë. Ke bërë edhe atë ministren shumë punëtore, të rri afër
Rama: Po pse e mbani, ky qenka në super formë
Pacienti: Këtu qenka fantastike, gjithë kjo arkitekturë, të gjithë këta punonjës janë florinj, shumë punëtor. Është shumë pastërti.