Kryeministri Edi Rama i del në mbrojtje homologut të tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pas sulmeve për shtrëngimin e duarve dhe batutave me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, ku opozita në Maqedoninë e Veriut kërkoi edhe dorëheqjen e Kovaçevskit.
Rama shprehet se është për të qeshur dhe qarë histeria e disa personave në Shkup, pasi ironizoi bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.
“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, shkruan Rama.
Kujtojmë se pas takimit të kryeministrit maqedonas me Kancelarin Scholz, ku i pranishëm ishte edhe Rama, pati reagime të forta nga politikanët maqdonas.
“Nëse me Zaev Maqedonia arriti fundin, tani me Kovaçevskin e theu. Publiku maqedonas dëshmoi dje një faj të paparë ndërkombëtar. Dje pamë se si Dimitar Kovaçevski e ka tejkaluar Zoran Zaevin në çdo mënyrë duke shkelur dinjitetin dhe dinjitetin e vendit përmes turpit në skenën publike ndërkombëtare”, tha në konferencën e sotme për media Vllado Misajlovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
“Jo vetëm poshtëruese fjalët me të cilat Maqedonia u turpërua dhe u ofendua në një takim ndërkombëtar para liderëve ballkanikë dhe kancelares gjermane, por edhe më shumë që Kovaçevski e ndoqi të gjitha me të qeshura dhe miratim të papërshtatshëm. Dje kur u prezantua si kryeministër i Bullgarisë së ardhshme perëndimore, Kovaçevski po të kishte një gram dinjitet do të reagonte në mbrojtje të vendit të tij, të cilin e përfaqëson dhe për të cilin merr rrogë nga qytetarët dhe jo. pa të qeshur të qesh e të gëzohet. Çfarë ka për të qeshur dhe për t’u gëzuar zoti Kovaçevski?”, pyeti Misajlovski.