Biznesmeni Dritan Çela ka krijuar një skemë të konsoliduar korrupsioni me disa drejtorë, ministra dhe kryebashkiakë të Rilindjes, duke paracaktuar kompanitë e tij fituese të tenderave të ndërtimit, energjisë apo sigurimeve. Tenderat fitohen në kufijtë e fondit limit, ku më pas ndahen paratë.
Vlera e tenderave në fushën e sigurimeve ndahet 50% me 50% pasi kompania fituese nuk bën asgjë. Një skemë të tillë korrupsioni, Dritan Çela e ka krijuar me ish drejtorin AlbControl, Hantin Bonati, sot zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Çela vijon një skemë korrupsioni me tendera i ndihmuar nga Drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçi, i cili paratë që ka marrë nga Çela i ka investuar në pasuri të paluajtshme. Kovaçi madje nuk e fsheh luksin që ka krijuar nga korrupsioni në krye të Ujësjellësit të Durrësit me disa biznesmenë. Mjafton një verifikim nga SPAK për të zbuluar një tjetër Alda Klosi brenda institucionit të Ujësjellës Kanalizime Durrës.
Fijet e korrupsionit janë shtrirë edhe në disa bashki të vendit si edhe tek Ministria e Energjisë.
Po kush janë sekserët dhe kush i lëviz paratë? Si dhe ku ndahen paratë? Cilat janë tenderat dhe licencat korruptive? Vijon…