Kombëtarja shqiptarë po bëhet gati për dy ndeshjet kualifikuese me Moldavinë dhe Ishujtë Faroe. Sfida e parë do të luhet me moldavët në Air Albania, të shtunën e 17 qershorit në orën 20:45.
Kuqezinjtë shihen si favorit absolut në këtë ndeshje teksa kanë një ekip shumë herë më të fortë në letër. Kompanitë e basteve parashikojnë një fitore të lehtë për Shqipërinë teksa e kuotojnë suksesin me koeficientin e ulët 1.40. Fitorja e Moldavisë kuotohet me 8.50 ndërsa barazimi me 4.50, dukshëm jo favorit.
Jo thjeshtë 3 pikë por bastet presin një ndeshje me gola teksa shënimi i më shumë se 3 golave kuotohet me 1.95 ndërsa 4 gola e më shumë, 3.40. Bastet gjithashtu parashikojnë një fitore që në pjesën e parë të djemve të Sylvinhos teksa e kuotojne me koeficientin 2.10.