Një debat i ashpër është zhvilluar në studionin e emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH mes avokatit Idajet Beqiri dhe ish drejtuesit të lartë të policisë, Shemsi Prençi, lidhur me implikimin e figurave të policisë edhe në rreshtime politike.
Debati është shoqëruar me tensione dhe tone të larta ku nuk kanë munguar edhe akuza specifike për njëri- tjetrin mes Beqirit dhe Prençit.
Sipas Beqirit, politika i ka të vetët personazhet në Polici, dhe një prej tyre është edhe Prençi. Kaq ka mjaftuar që Prençi të replikojë duke e akuzuar Beqirin se s’duhet të dalë nëpër studio sepse është i dënuar 4 herë me vendime të formës së prerë dhe nëpër studio paraqitet si avokat ndërkohë që është kryetar partie.
Beqiri: Problemi është që nuk duhen politizuar situata kriminale. Por kur bëhen analiza themi se politika na e ka sjellë këtë nivel kriminaliteti. Politika ka krijuar 2 shtete paralele. Pozita dhe opozita kanë policinë e vet. Me tipa të tillë si Breçani dhe Prençi. Ata që kanë qenë shefa etj., merren me kampe politike. Krijojnë shtet brenda shteti sepse krijojnë strukturat e veta. Kur janë në opozitë institucionet e drejtësisë i quajnë armike të tyre. Vrasësi e njihte atë që ishte polic dhe ai është një pasqyrë se si funksionojnë strukturat politike që kur janë opozitë e konsiderojnë shtetin si jo të tyrin. Ai e di që është polic dhe e vret lehtësisht. Nga e merr guximin? E ka vrarë me gjakftohtësi, i ka hedhur dorën në qafë dhe i ka futur plumbin. Kanë krijuar urrejtje për policinë. Ndërsa ai do ishte i PS do i kërkohej Ramës dorëheqja, tym e flakë vendi, as do pyesnin.
Prençi: Ke ardhur si kryetar partie apo si avokat? Nga këto shpifje që thua ke ardhur si kryetar partie. Je i dënuar më shumë se çdo person në Shqipëri. Je dënuar 4 herë. Je i dënuar me vendim të formës së prerë dhe jep moral. Është turpi më i madh. Ti je kryetar partie mos dil nëpër studio. Shko te Rama e Berisha përballu. Je bastard. Nuk duhet të vish e të bësh moral. Je dënuar si falsifikator. Ke ardhur me pranga në duar në Rinas si bastard. Je dënuar për dhunim të simboleve kombëtare. Ti je hajdut se ke përfituar fonde. Ke 4 dënime të formës së prerë nga gjykata.
Beqiri: Kurse ti je vrasës. Ke vrarë 3 persona. E ke video. Ke vrarë. Je bukëshkalë.
Beqiri: Ku arrin tani politika, çmenduria e politikës. Të jeni të bindur mbi 1 mijë përqind juve që nëse ky Azgani do ishte i Partisë Socialiste, do ishte kërkuar sot dorëheqja e Ramës. Do ishte tym dhe do shpërthente Shqipëria, tym dhe flakë.
Prençi: Ti i PS-së je por nuk po të thotë kush gjë!. Je i dënuari më shumë në Shqipëri dhe vjen dhe jep moral këtu. Je i dënuar 4 herë. Në media del dhe jep moral një i dënuar katër herë dhe një non-grata është një turp i madh.
Beqiri: Nuk e cakton ti këtë që do të vij unë dhe çfarë duhet të them. Por kur vjen ti këtu që je vrasës, si mund mos të vij unë?
Prençi: Unë nuk jam i dënuar, i dënuar dhe ti bast*rd. Nxirre vendimin.
Beqiri: Do ta nxjerr vendim, të kam hedhur në gjyq dhe do ta fitoj gjyqin.
Prençi: Je trafikant , je dhunues i simboleve kombëtare, dhe nuk ke moral të vish këtu.