osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bashkimi Europian jep sinjale pozitive nga Berlini, dhjetori një tjetër mundësi për integrimin e Shqipërisë

Bashkimi Europian jep sinjale pozitive nga Berlini, dhjetori një tjetër mundësi për integrimin e Shqipërisë

Drita jeshile është ndezur për Shqipërinë sa i takon integrimit në Bashkimin Europian. Ka ende shpresa që kapitujt e parë të negociatave për Shqipërinë të hapen brenda këtij viti gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh optimist në lidhje me këtë temë. Por nga ana tjetër i bëri të qartë Tiranës dhe Shkupit, se çdo përparim në rrugën e integrimit varet nga plotësimi i kushteve dhe zbatimi i reformave.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin Oliver Varhelyi, nuk i ka humbur shpresat për hapjen e kapitujve të parë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në dhjetor brenda periudhës së presidencës gjermane. Gjatë një fjalimi në Berlin si i ftuar në Konferencën e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, Varhelyi, e bëri të qartë se çdo hap drejt integrimit europian është i lidhur me reformat në secilin vend kandidat.

“Premtoj që së bashku me presidencën gjermane të hedhim hapa të mëdha përpara për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet. Kjo është e mundur, ndaj le të mbajmë konferencën e parë në dhjetor nën presidencën gjermane”, tha Varhelyi.

Komisioni Europian shpresojnë që si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia Veriore të ecin paralelisht në rrugën e integrimit, por ndërsa për Shkupin rruga deri në hapjen e kapitujve të parë është pa pengesa, Shqipëria duhet të kapërcejë disa, që nga miratimi me konsensus i reformës zgjedhore, tek ngritja dhe funksionimi i institucioneve të drejtësisë. Në lidhje me kushtet dhe reformat komisioneri Varhelyi ishte i qartë.

“Ne ua kemi bërë të qartë partnerëve tanë se sapo kushtet të plotësohen, ne do të mbajmë premtimet tona, nëse nuk plotësohen kushtet as ne nuk kemi çfarë japim. Por nga ana tjetër kjo do të thotë që të qartësojmë çfarë presim, duke i bërë kriteret e prekshme, të dukshme dhe të matshme, si kurrë më parë”, tha komisioneri.

Në mars të 2020, vendet anëtare të Bashkimit Europian vendosën të fillojnë bisedimet e pranimet me të dy vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tani vijon ende shqyrtimi i kornizës së negociatave. Procesi hasi disa pengesa dhe u ndesh me kokëfortësinë e vendeve skeptike, të cilat pavarësisht plotësimit të të gjitha kushteve nga Tirana e Shkupi e zvarritën procesin e negociatave.