Bashkim Hoxha, gazetari që prej 27 vitesh zgjon shqiptarët me emisionet e mëngjesit feston sot 70 vjetorin e lindjes.
Gazetari dhe shkrimtari i dashur, njeriu që prej 27 vitesh zgjon shqiptarët me emisionet e tij të mëngjesit, dikur me “Koha për tu Zgjuar” në News 24 dhe tani me “Mirmëngjes me Bashkimin” në Abc News ka festuar sot mes miqëve, të afërmve dhe njerëzve të tij të dashur.
Si për çdo vit miku i tij i ngushtë, Engjëll Musai i ka uruar ditëlindjen përmes një postimi ku shkruan se “Mjeshtri i Madh”, që më zërin e qetë dhe plot edukatë uron çdo mëngjes miliona shqiptarë feston ditën e lindjes!”
“2 shkurti! Dita e lindjes së mikut të shqiptarëve kudo në botë, Bashkim Hoxha. Sa herë që kjo datë bën rrotullimin e vet kalendarik, mua personalisht, miqve të Bashkimit, duke filluar nga Gëzim Domi, artistëve, kineastëve, artdashësve, lexuesve dhe të gjithë dëgjuesve të emisionit “Koha për t’u zgjuar” , “Mengjesit”, stendave të librave dhe skenave të kinematografisë, na buron nga shpirti një urim i madh dhe i kristaltë:
“Gëzuar ditën e lindjes miku ynë i shenjtë dhe ikona e kulturës kombëtare Bashkim Hoxha! Lumturi për Ju dhe familjen tuaj miku ynë i rrallë, gëzime paçi ngaherë dhe, mbi të gjitha, shëndet dhe mendje të kthjellët në misionin tuaj të veçantë dhe unik në fushën e artit, letërsisë dhe kulturës.”