Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet e saj në të gjithë kryeqytetin për rehabilitimin e blloqeve të pallateve.
Ndërmarrjet e Bashkisë po vijojnë me ritme të shpejta punën për rehabilitimin e sipërfaqes 1000m2 në bllokun e pallateve tek Rr. “Pandi Dardha”.
Deri më tani, falë kësaj ndërhyrje është bërë i mundur rikonstruksioni dhe sistemimi i të gjithë segmenteve rrugore dhe shesheve.
Një kujdes i veçantë i është kushtuar dhe vendeve për kalimin e këmbësorëve në rrugë, për të mundësuar lëvizjen e lirshme të personave me aftësi të kufizuar, si dhe karrocave me fëmijë.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ndërtimit të rrugicave pedonale mes shesheve.
Gjithashtu, po punohet për vendparkimet për automjetet, ndriçimin dhe për gjelbërimin e shesheve ndërmjet pallateve dhe vendosjen e stolave.