Ditën e sotme pritet që në zyrë të shkojë edhe kryetari i ri Bashkisë së Kavajës Redjan Krali. Burime nga PD-ja bëjnë me dije se administrata e bashkisë nuk do të dorëzojë çelësat. Ata kanë deklaruar se kryetari i PS-së dhe simpatizantët e tij le të thyejnë dhe derën por çelësat nuk dorëzohen.
Pritet që në Kavajë të mbërrijnë për këtë çështje Prefektja e Tiranës, kryetari i qarkut Aldrin Dalipi , dhe një përfaqësuese i ministrisë se pushtetit vendor.