Prej mbrëmjes së djeshme, ekipet e emergjencave të Bashkisë së Tiranës janë në terren për evidentimin e dëmeve nga tërmeti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të akordojë ndihmë financiare për 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i djeshëm në Zall Bastar.
“Ekipet e Emergjencave Civile te Bashkise Tiranë janë tashme ne fshatrat e larget te njesise Zall Bastar per te vleresuar 4 shtepite e demtuara nga termeti mbreme! Keshilli Bashkiak do te akordoje ndihmen financiare per riparimet! Mirenjohje skuadres sone profesioniste!”, shkruan Veliaj.