Policia greke ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me vrasjen makabre të 20-vjeçares, gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës.
Mediat lokale raportojnë se gjatë grabitjes së një jave më parë, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjës së saj 11-muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra.
Bashkëshorti i Caroline rrëfeu: “Pasi më lidhen mua dhe Caroline, ata hipën nëpër krevate dhe dollapë për të kërkuar para.
Në këtë moment, njërit i ra maska duke zbuluar fytyrën. Ai person ishte rreth 30 vjeç, me ngjyrë dhe nuk foli fare gjatë grabitjes. I vetmi moment kur foli ishte në momentin që po dilnin nga shtëpia. Folën një gjuhë që nuk e njoh”
Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin për brutalitetin e grabitësve, por edhe faktin se çifti kishte një vajze të vogël, vetëm 11-muajshe, e cila u gjet sipër trupit të nënës së vdekur pasi kishin ikur grabitësit. Ata morën rreth 10 mijë euro cash nga shtëpia dhe disa bizhuteri.