Gjashtë memorandume dhe marrëveshje janë firmosur mes delegacionit shqiptar dhe homologëve të tyre turq gjatë vizitës së sotme në Ankara.
Marrëveshjet e nënshkruara janë në fushën e turizmit, mjedisit, medias dhe komunikimit si dhe bashkëpunim ushtarak mes dy vendeve.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha pas përfundimit të nënshkrimit të marrëveshjeve se ndihma turke në Shqipëri do të vijojë edhe përmes agjencisë “TIKA”.
Marrëveshje dhe memorandumetë firmosura sot nëkuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë:
1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.
2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.
Keep Watching
4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.
6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.