Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar si të natyrshëm koalicionin ndërmjet Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke deklaruar se bashkëpunimi mes tyre ka qenë i hershëm, e madje që në arrestimin e liderit historik të PS-së, Fatos Nano në vitin 1994, ku presidenti aktual pati një rol në hije.
“Lidhja e tyre ka qenë e hershme, herë ka qenë mbi ujëra dhe herë nën dhe. Është një lidhje që fillon me burgosjen e Fatos Nanos, i cili e ktheu Shqipërinë në vend të burgosurish politik.
Ku fatkeqësisht pjesëmarrje në këtë akt dhe në hije ka qenë Ilir Meta. Po them secili prej tyre ka qenë kalë troje për njeri-tjetrin në hemisferën e vet.
Kalë Troje më i përdorshëm ka qenë Meta, sigurisht, se korrupsionin e ka pasur më afër tokës, Berisha korrupsionin e ka në zemër të tokës, më të thellë”, tha Çupi në emisionin ‘Breaking’.