Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, jep dorëheqjen. Bëhet fjalë për Suel Hadrin me detyrë sekretar i këshillit bashkiak. Top Channel disponon letrën e dorëheqjes përmes të cilës ai thotë: “Unë Suel Hidri, me funksion sekretar i këshillit bashkiak Shkodër, ju njoftoj se, për arsye të mia personale, jap dorëheqjen nga funksioni i sekretarit të këshillit bashkiak Shkodër”.
Kjo dorëheqje vjen vetëm pak ditë nga konstituimi i këshillit të ri bashkiak Shkodër. Sakaq, zonja Ademi ka deklaruar se do të vijojë të qëndrojë në krye të bashkisë pasi, sipas saj, “jemi në një fazë tranzitore”.