Analisti Frrok Çupi është shprehur se Sali Berisha është një “kufomë politike”, e ndërsa ka komentuar edhe Lulzim Bashës dhe aksionin e tij politik me rikthimin në parlament, Grisjen e fletëve të votimit apo bojkotimin e seancës, për Çupin, janë disa sjellje “infantile” që bëhen nga kryedemokrati i cili sapo është shkëputur nga “babai i tij shpirtëror”.
“Berisha rron vetëm në studio dhe portale, askush nuk çan kokën se kush është Sali Berisha. Grupi i PS bën sikur në ekziston, PD sikur nuk ekziston, njerëzit në rrugë sikur nuk ekziston, mos i ngjallni këto kufoma. Për herë të parë Basha është ndjerë kryetar i PD, Berisha ishte iniciator i djegies së mandatave, së molotovit, tani është çliruar nga kjo Basha.
Nuk shoh një qeveri të përbashkët, por do jetë në krah të aleatëve perëndimor dhe integrimit në BE. Sapo ka dalë nga veza e Saliut, do të bëj teatër, është nervoz, por do i heq, është njësoj si zogu i pulës që lëshon disa pupla dhe i dalin pupla të tjera”, tha Frrok Çupi.