Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes së grupit të PD për sekuestrimin e kokainës në Durrës. Basha tha se kokaina e sekuestruar ka marrë garanci pulitke.
Vec nje zot dhe Basha e shpjegon logjiken se si nje sasi e tille kokaine na paskerka marre garanci politike dhe qenka bllokuar po nga politika. Te jene politikanet kaq te ndershem sa te porosisin kaq shume kokaine dhe te lejojne policine ta konfiskoje?
Apo mos Basha qe sulmon policine kaq shume, ka lidhje me trafikantet?
Ja si u shpreh ai sot:
“Shqipëria është kthyer në bazë të furnizimit të europës me drogës. Ky biznesmen (Arbër Çakaj) ka marrë 97 ngarkesa me drogë nga Kolumbia, Shqipëria shërben si bazë për përpunimin, paketimin dhe dërgimin drejt Gjermanisë dhe vendeve të BE. Këtë kemi pasur parasysh kur kemi paralajmëruar se Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në një bazë të drogës, tashmë e thotë DASH, EUROPOL, që kjo qeverisje e ka kthyer Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar. Njësoj si në rastin e Xibrakës, është arrestuar shoferi, por jo bosët e mëdhenj. Sot u kapën në Itali 5 ton drogë, përfshitet se të arrestuarit kanë qenë zyrtarë policie. Zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës”, tha Basha.