Edi Rama tha në mbledhjen e qeverisë, se akuzat ndaj ministrit Xhafaj apo ajo ndaj kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, janë monstruoze.
|Sa i përket rastit Babale 1, ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë. Vëllai i ministrit në atë përgjim është veçse një aktor mjeran i paguar.
Zullimi është edhe më i trashë sesa kaq, sepse Babale 1 nuk ra nga qielli. Megjithëse lojës po i vjen fundi, ka ende pjesë të pazbuluara nga Babale 1.
Edhe rasti Babale 2, ai me Xhisiela Malokun do të rezultojë sërish një përpjekje e dështuar e opozitës.
Mbrëmë, asaj vajze i është hedhur lëndë plasëse në oborrin e banesës së të afërmve. Ajo vajzë u dhunua publikisht për ditë të tëra, ndaj i bëj thirrje Prokurorisë ta zbardhë deri në fund”, u shpreh Rama.
Sa i përket përfshirjes së Ballës në rastin e Xhisielës, Rama ka thënë se nëse ai rezulton të gjendet në ndonjë filmim, atëherë le të arrestohet.
Përveç rasteve të fundit, Rama i është kthyer edhe çështjes së Saimir Tahirit, për të cilin tha se e ka përjashtuar nga jeta politike, derisa drejtësia të japë vendimin përfundimtar.
E duke dashur të bëjë dallimin e qeverisë së sotme dhe asaj të mëparshme sa i përket reagimit ndaj denoncimeve, ai tha se sot djali i një deputeti është në burg, ndërsa vëllai i ministrit Xhafaj po vuan një dënim në Itali./Ekskluzive.al