Kujtojmë se mëngjesin e sotëm Basha udhëtoi drejt Vjenës ku zhvilloi një takim me kreun e asamblesë parlamentare të OSCE. Në fak kishte deklaruar dhe takime me përfaqësues të së djathtës dhe të organizmave ndërkombëtare të instaluar në Vjenë, por askush nuk e priti. Ndërkombëtarët, SHBA dhe Bashkimi Europian, përfshi edhe OSBE-në kanë shprehur hapur kundërshtinë për “djegien” e mandateve të opozitës. Për tu justifikuar, Basha si specialist mashtrimi mblodhi urgjrnt grupin parlamentare, sikur kishte marrë lajme të rëndësishme nga OSCE, por uk bëri asgjë vetëm:
Në orën 18:00 mblodhi kryesinë duke njoftuar më parë për tre pika në rendin e ditës.
Por në fakt ishin vetëm gënjeshtra. Burime nga selia blu bëjnë me dije se pika e vetme ishte shkarkimi dhe përjashtimi i Myslim Murrizit nga çdo funksion partiak.
Murrizi nuk iu bashkua vendimit të partisë për të djegur mandatin e deputetit, pas vërtetimit, sipas demokratëve, të manipulimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale nga banda kriminale të lidhura me Partinë Socialiste.
Me këtë vendim, Murrizi nuk do të jetë më as anëtar i Partisë Demokratike.
Por Lylzimi nuk pati guxim as t’i përmendte emrin deputetes Hajdari, e cila gjithashtu nuk i’u bashkua nismës berishiane/ Ekskluzive.al