osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bashai 7×7-ës prezanton planin e tij ekonomik… Nëse praktikohet Shqipëria falimenton brenda 3 vitesh!

Bashai 7×7-ës prezanton planin e tij ekonomik… Nëse praktikohet Shqipëria falimenton brenda 3 vitesh!

I vendosur nën presion për të treguar një plan konkret për mënyrën se si do të realizojë premtimet e tij bombastike, Lulzim Basha prezantoi sot në një takim me biznesin një listë pikash bazë, nga programi që do të zbatohej nëse ai do të merrte pushtetin.

Përsëri, Basha u tregua shumë i vagullt mbi premtimet për të reduktuar burokracinë, korrupsionin, krimin e shumë të tjera, duke mos dhënë asnjë ide konkrete se si kjo mund të realizohet.

Megjithatë, për herë të parë, ai prezantoi një listë pikash me natyrë ekonomike që në pamje të parë duken tërheqëse, por që praktikisht janë të parealizueshme sepse sjellin falimentimin e vendit brenda 3-vjeçarit të parë të qeverisë së ardhshme.

Le t’i marrim me radhë. Sot, Shqipëria ka një buxhet shtetëror prej rreth 3,2 miliardë eurosh në vit. Pas pagesës së interesave të borxhit, pensioneve, pagave, etj, mbeten rreth 600-700 milionë euro në vit për investime.

Një prej pikave kryesore të Bashës është heqja e plotë e taksës për karburantin, e cila sot qëndron në 37 lekë për litër. Në këtë taksë futet edhe taksa e qarkullimit, taksa e karbonit apo e ndotjes së ambientit.

Të ardhurat nga akciza, në vitin e fundit ishin prej 48,3 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro, ku pothuajse gjysma janë të ardhura nga taksa e karburanteve.

Reduktimi i taksës me 30 lekë do ta bënte këtë taksë në vetëm 7 lekë për litër, çka do t’i jepte buxhetit të shtetit një goditje prej rreth 200 milionë eurosh me vetëm një dorë.

Premtimi i dytë i Bashës është ulja e kontributeve shoqërore (të ulura nga qeveria aktuale krahasuar me qeverinë e kaluar të PD), nga 24% në 18%.
Aktualisht, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë 43 miliardë lekë. Me këtë ndryshim, të ardhurat në shtet do të uleshin automatikisht me 100 milionë euro.

Premtimi i tretë i Bashës është rritja e kufirit të TVSH në 14 milionë lekë. Premtimi nuk është i qartë, sepse që prej 1 janarit të këtij viti, në fakt kufiri i TVSH ka shkuar në 14 milionë lekë. Pra, ky është një premtim i realizuar që tani nga qeveria Rama.

Premtimi më populist, me impaktin më të rëndë në buxhetin e shtetit është ai për uljen e çmimit të energjisë me 40%. Aktualisht, të ardhurat nga energjia janë 60.3 miliardë lekë të reja, rreth 500 milionë euro.

Një reduktim i tillë do të ulte të ardhurat nga energjia me 200 milionë, ndërkohë që rreth 300 milionë të tjera nga buxheti i shtetit do të duhet të mbulonin humbjet. Goditja do të ishte prej 500 milionë eurosh në vit.

Vendosja e një takse të sheshtë 9%, do të ulte të ardhurat në një moment fillestar me rreth 50 milionë euro në vit.

Nëse do të realizoheshin të gjitha këto, menjëherë, buxheti i shtetit do të privohej nga 850 milionë euro në vit. Basha nuk ka prezantuar asnjë plan ekonomik se si do të rikuperonte këto të ardhura.

Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e dëmit. Premtimet e mëtejshme të Bashës e rrisin edhe më tej koston vjetore.

Basha ka premtuar rritjen e menjëhershme të rrogave dhe pensioneve, që do të kishte një efekt shtesë në buxhet prej rreth 200-300 milionë eurosh.

Dyfishimi i buxhetit të arsimit, që aktualisht është 39,1 miliardë lekë, do të thotë 300 milionë euro të tjera shtesë.

Lista e premtimeve të tij të tjera sjell një rritje tjetër të përbashkët me 200 milionë euro në vit të shpenzimeve.

Në total, midis të ardhurave të munguara dhe atyre të shtuara, për të realizuar të gjithë premtimet e tij, Bashës i duhet të sigurojë 1,6 miliardë euro më shumë në vit.

Kjo mund të realizohet vetëm në dy forma. E para, që të mblidhet kjo shumë parash, duke ditur buxheti i shtetit është sa 27% e PBB-së vjetore, PBB duhet të rritet vetëm brenda vitit të parë nga 13 miliardë euro, në 19,4 miliardë euro.

E thënë ndryshe, ekonomia e Shqipërisë, në vitin e parë të mandatit Basha duhet të rritet me 44%. Asnjë vend në botë, kurrë nuk e ka arritur një rritje të tillë dhe nëse do të realizohej, Shqipëria do të kishte një rritje tetë herë më të lartë se ekonomia e madhe më performuese sot për sot, ajo kineze, që ka një ritëm rritje prej 6,5% në vit.

Mënyra e dytë, do të ishte rritja e borxhit. Aktualisht, borxhi publik i Shqipërisë është sa 67% i PBB, e konvertuar në vlerë monetare rreth 10 miliardë euro.

Për realizimin e këtij plani, borxhi duhet të rritet me 16% në vitin e parë, e me një normë midis 12-16% në dy vitet e mëvonshme. Në tre vjet, borxhi ynë publik, sipas këtij skenari do të shkonte në 110%, duke sjellë falimentimin e plotë të financave të shtetit, me kostot e borxhit që do të bëheshin të papërballueshme për t’u financuar.

Për të gjitha këto arsye, programi i prezantuar ditën e sotme nga lideri i opozitës nuk është asgjë më shumë se një propagandë populiste.

Duke i premtuar njerëzve “lugë floriri”, PD beson se do të jetë në gjendje të marrë pushtetin, e pasi ta bëjë këtë, pa dyshim do të ishim me fat sikur vetëm 10% e premtimeve të realizoheshin.