osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha zbardh sekretet në grup për Foltoren: Unë do e shkatërroj Trekëndëshin! Berisha kërkon rikthimin e Metës në krye të opozitës, janë të lidhur me afera nga blloku 700 mijë euro te vrasjet e “21 Janarit”

Basha zbardh sekretet në grup për Foltoren: Unë do e shkatërroj Trekëndëshin! Berisha kërkon rikthimin e Metës në krye të opozitës, janë të lidhur me afera nga blloku 700 mijë euro te vrasjet e “21 Janarit”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Dje rreth orës 14:00 kryedemokrati Basha ka zhvilluar mbledhje grupi me deputetët e PD, ndërkohë që gazeta ka mësuar detaje nga ato që janë diskutuar aty.

Sipas informacioneve nga ky takim, mësohet se Basha ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se Berisha dhe Meta janë bërë bashkë për ta rrëzuar atë, ndërsa ka zbuluar për herë të parë se qëllimi i vërtetë i ish-liderit demokrat për t’u rikthyer në Partinë Demokratike është projektimi i kreut të shtetit si Kryeministër të ardhshëm, në rast se kjo dyshe do të vijë në pushtet.

“Kreu i shtetit, Ilir Meta ka deklaruar se do të rimarrë teserën e LSI me 22 korrik, 2022. Gruaja e tij, Monika Kryemadhi ka deklaruar se mirëpret kontributin e tij. As Ylli Manjani, ish-ministër i LSI në qeverinë e 1 prillit të Edi Ramës, nuk është shprehur kundër rikthimit të ish-shefit të tij. Pra jemi përballë një skenari pazar.

Nga ana tjetër edhe media të kapura dhe njerëz pranë doktorit dhe LSI shprehen pikërisht se Meta do të jetë kandidati për Kryeministër i Sali Berishës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo edhe për faktin se vetë Meta ka deklaruar se e ka pikë të dobët Sali Berishën edhe pse më parë kanë pasur dashuri urrejtje. Nga dita e arrestimit të Metës nga policia e Berishës deri tek ndalimi i Berishës nga policia e Metës (Niko Brahimaj)”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Ja si e mbrojti për aferën 700 mijë euro dhe “21 Janarin”

Më tej mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha është kthyer pas në kohë kur në Shqipëri qeveriste koalicionin mes PD dhe LSI, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka pasur marrëveshje të fshehtë me presidentin Ilir Meta, asokohe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në kurriz të demokratëve. Sipas tij, Meta është sot në politikë falë Berishës, i cili e mbrojti për aferën 700 mijë euro dhe tragjedinë e “21 Janarit”.

“Ata janë bërë bashkë për të rrëzuar kreun legjitim të PD, por nuk do ja arrijnë kësaj dite. Mos harroni të dashur miq dhe demokratë se Sali Berisha e ka mbrojtur Ilir Metën disa herë, nga afera e “Gimi më tha 700…” deri tek 21 janari, me 4 viktima, duke e kaluar me një gotë verë. Meta, Berisha dhe Rama trekëndëshi Bermudës, kanë 30 vite në politikë dhe kanë fundosur çdo anije tjetër.

Non grata amerikane e Berishës ka tronditur trekëndëshin e Bermudës. Rama udhëton gjithandej për të marrë garanci për vete. Arrestimi i shokut të familjes, Thoma Gëllçi, tregoi se janë të pafuqishëm të mbulojnë zullumin. Meta dhe Monika janë jashtë radarëve politikë prej kohësh. Berisha e ka me detyrim përcaktim mbrojtjen e vetes dhe biznesin e familjes së tij”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Do çmontoj “Trekëndëshin e Bermudës”

Por nuk ndalet me kaq, pasi mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha teksa ka vijuar me akuzat e forta në adresë të ish-kreut të PD, ka garantuar deputetët se nuk ka tërheqje dhe se është i vendosur për të çmontuar koalicionin Meta-Rama-Berisha. “Vetëm Basha, është jashtë ekuacionit.

Më saktë, trekëndëshi e ka lënë jashtë pushtetit, me çfarëdo lloj mënyre. Kështu që duke e mbyllur duhet të kuptoni se unë do e çmontoj këtë trekëndësh dhe rënia e Berishës paralajmëron rënien e Ramës dhe Metës. Prandaj janë futur në lojë të gjithë, all in, Meta fut kancelarë e ish-ministra për lojën, Rama fut oligarkët, ndërsa Berisha bën shou me fukarenjtë, si gjithmonë”, mësohet të jetë shprehur dje Basha para deputetëve demokratë në mbledhjen e grupit.