Lulzim Basha ka takuar faktorin shqiptar në Maqedoni në lidhje me referendumin që do të zhvillohet më 30 shtator, ku pritet të votohet për emrin e ri të Maqedoni.
“Partia Demokratike ka një porosi apo një këshillë, një mesazh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti për bashkëkombasit tanë shqiptarë, të dalin masivisht e të marrin pjesë masivisht të gjithë në referendumin e 30 shtatorit dhe të hedhin votën e tyre për Maqedoninë në NATO dhe për të ardhmen e sigurtë euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë dhe mbarë rajonit”, ka thënë kreu i PD.
Qytetarët maqedonasë pritet t’iu drejtohet kutive të votimit më 30 shtator, ku do jepet verdikti final për një votë pro ose kundra emrit të ri me Greqinë.
Por një gjë nuk kuptojmë, se me çfarë tagri u kerkon Luli i çadrave që qytetarët shqiptaro-maqedon të dalin në votime, kur ai nuk është askushi nje kryetar i një partie ne opozitë, që nuk di se ku është vetë dhe kjo është arsyeja që bënë thirrje per mospjesëmarrje në votime të opozitës së tij.