Lulzim Basha, deklaroi sot se është i vendosur ka këpusë Sali Berishën, si një tub që sipas tij po i jep oksigjen regjimit të Ramës.
“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës.
Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës
Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, tha Kryedemokrati Lulzim Basha, pak para fillimit të mbledhjes së kryesinë e grupit parlamentar të PD.
Kjo mbledhje vjen pasi Lulzim Basha ka marrë vendim ër riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë.
Kryetari i PD, Lulzim Basha urdhëroi thirrjen e proceseve zgjedhore. Posti i kryetares së LDGSH-së, mbahet me emërim që prej vitit 2012 nga Albana Vokshi. Kjo ka sjellë reagim të ashpër si nga një pjesë e të rinjve të FRPD-së por edhe të vetë Albana Vokshit.