Mbrëmjen e sotme kreu i PD Lulzim Basha është i ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, ku në një moment kryedemokrati ka shpërthyer në akuza ndaj këtij televizioni.
Teksa fliste për televizionet e kapura nga Qeveria, Basha i është drejtuar Babaramos duke i thënë se televizioni Report Tv është i blerë me lekët e Qeverisë, madje ka shkuar deri aty sa e ka quajtur një fraksion të ERTV 2.
‘Nuk kam besim te televizioni juaj sepse jeni telezvizion i blerë me lekët e qeverisë. Ju jeni ERTV2, por ka dhe ERTV 3,4. Keni marrë financime nga qeveria. Kush është ajo media që merr falas Bunkart 1 dhe 2’, u shpreh Basha, ndërsa drejtuesi i emisionit e ndërpreu menjëherë.
‘I keni dhënë gjithë fondet e fushatës një televizioni të vetëm, më mirë mos të tregojmë emrat sespe dihet nga të gjithë’, u kundërpërgjigj Ilir Babaramo.
Ndëkohë Lulzim Basha pavarësisht kërkesave për të lënë mënjanë këto sulme vazhdoi ende ‘Nuk jam këtu se kam respekt për këtë televizion, kam 0 respekt për këtë televizion. Kam ardhur këtu vetëm për respektin ndaj jush. Ju barazoni qeverinë me opozitën, një mekanizëm që ka të gjitha pushtetet me opozitën. Televizione si Report TV janë pjesë e televizioneve që janë problem për shoqërinë’, përfundoi ai.