As tërmeti dhe as pandemia nuk e ka varfëruar arkën e Partisë Demokratike dhe të Lulzim Bashës.
Teksa “lideri i të varfërve”, sikurse pëlqen Lulzim Basha ta quajnë të tjerët, fliste në aktivitetin e organizuar sot nga FRPD, ranë në sy shpenzimet marramendëse të kryera vetëm për një event politik nga PD.
Dhjetra ekrane gjigante LED rreth 400 m2 rrethonin kreun demokrat, i cili fliste i vetëm në hollin e një qendre tregtare.
Vetëm marrja me qira e këtyre ekraneve kushton miliona euro, ndërkohë që bashkë me montimin dhe regjinë kostoja arrin në shifra marramendëse, aq sa do të mjaftonin për të rindërtuar më shumë se tre shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti.
Këtu nuk llogaritet edhe qiraja e lartë për bllokimin dhe përdorimin e ambientit të qendrës tregtare. Kur e gjithë ekonomia globale është vendosur në vështirësi, rezulton se Lulzim Basha ka rritur shpenzimet.
Partia Demokratike ka kontraktuar edhe një kompani izraelite PR për zgjedhje, e cila është një nga më të shtrenjtat, ndërkohë që vetë Basha tashmë është zhvendosur nga apartamenti pranë stadiumit kombëtar, në një vilë në periferi të kryeqytetit ku jetojnë më të pasurit.
Si demokratja Jozefina Topalli, ashtu edhe Astrit Patozi kanë akuzuar liderin demokrat për lidhje me oligarkët dhe se ka përfituar prej tyre vila në periferi të Tiranës dhe në Lalëz./Javanews