osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Basha shpartallon “Foltoren” e Berishës! Spastron Kryesinë dhe Sekretariatet: Ja emrat e rinj të zgjedhur

Basha shpartallon “Foltoren” e Berishës! Spastron Kryesinë dhe Sekretariatet: Ja emrat e rinj të zgjedhur

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe besnikët e tij nuk do të jenë më anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PD.

Ashtu siç gazeta “Sot” e paralajmëroi, ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku përveç porosive politike, i është hapur rruga ristrukturimit të këtij organi dhe kryesisë së Partisë Demokratike, vendime këto që fillimisht u votuan një javë më parë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Basha.

Kështu “Kurban” janë bërë ish-kryeministri Berisha dhe ithtarët që mbështesin aksionin e tij, të cilët janë zëvendësuar si anëtarët të Këshillit dhe Kryesisë së PD.

Më konkretisht drejtimi i Këshillit Kombëtar që deri më dje mbahej nga deputeti demokrat, Edi Paloka, i është besuar ish-studentes së Dhjetorit, Arta Sakjes. Kjo e fundit në gusht të këtij viti u emërua sekretare e Burimeve Njerëzore, ndërkohë që nga dje do jetë kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Basha zëvendëson emrat që iu bashkuan “Foltores”

Por Paloka nuk është i vetmi që u zëvendësua, pasi në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar janë zëvendësuar edhe emrat e tjetër që iu bashkuan “Foltores” së Berishës, shumica e të cilëve janë deputetët aktualë të dalë nën siglën e PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kështu Sekretar Organizativ është vendosur Flamur Hoxha; Sekretar Ligjor dhe Zgjedhor, Indrit Sefa; Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin, Roland Bejko dhe Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën, Kreshnik Çollaku.

Ndërsa pas emërimit të 4 sekretarëve të rinj, Këshilli Kombëtar propozoi 5 emra të tjerë për anëtarë Kryesie të Partisë Demorkatike. Sipas numrit të votave të Këshillit Kombëtar janë propozuar: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.

Ndërkohë deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehur që në PD duhet të rikthehej gara dhe vota dhe jo emërimet pas 18 dhjetorit. “Kjo është mbledhja e parë që pas Kuvendit të 18 dhjetorit. Në PD duhet rikthyer gara dhe vota, jo emërimet. Herën e kaluar u votua në mënyrë të hapur”, deklaroi ai.

Mirëpo propozimin e Salianjit, e mbështeti edhe Roland Bejko. “Unë jam dakord që të kemi votim dhe të kenë kandidatura alternative sepse do të kishin më shumë legjitimitet”, mësohet të jetë shprehur Bejko. Ndërkohë mësohet se ndërhyri edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili theksoi se nëse ka kandidatët të tjerë, sipas tij, ata duhet të propozohen nga ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. “Propozimi i kryetarit është ky dhe nëse ka propozime alternative të mblidhen nga firmat e 1/4 të anëtarëve të Kuvendit”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Berisha presion anëtarëve

Mirëpo para se të niste mbledhja e Këshillit Kombëtar, ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e Grupit të Rithemelimit, kanë ushtruar presion ndaj anëtarëve të këtij forumi. Këtyre të fundit iu ka mbërritur një mesazh nga grupi i Rithemelimit, ndërsa u kërkohet të mos bëhen pjesë e pengmarrjes së PD dhe të lexojnë e respektojnë vullnetin e shumicës, referuar referendumit dhe Kuvendit të thirrur nga Berisha.

“Komisioni u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të mos bëhen pjesë e pengmarrjes së PD dhe të lexojnë e respektojnë vullnetin e shumicës që shkarkoi kryetarin dhe jo të deputetit Basha që kërkon të shkarkojë shumicën! Opozita nuk është as vulë dhe as bravë, por vullneti i demokratëve i shprehur qartë me votë në referendumin historik të dt.18 dhjetor! Sot është dita për t’ju bashkuar vullnetit të sovranit dhe jo për të përçarë e “përjashtuar” partinë për karrigen e thyer të ish-kryetarit! Komisioni i Rithemelimit”, shkruhet në mesazh.

Ja kryetarja e Këshillit dhe anëtarët e Kryesisë së PD

1. Arta Sakja, kryetare e Këshillit Kombëtarë të PD

2. Agron Kapllanaj, anëtar i Kryesisë së PD

3. Gazmend Koduzi, anëtar i Kryesisë së PD

4. Xhemal Gjunkshi, anëtar i Kryesisë së PD

5. Helidon Bushati, anëtar i Kryesisë së PD

6. Xhelal Mziu, anëtar i Kryesisë së PD

Sekretarët e rinj në PD

1. Sekretar Organizativ është vendosur Flamur Hoxha

2. Sekretar Ligjor dhe Zgjedhor është vendosur Indrit Sefa

3. Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin është vendosur Roland Bejko

4. Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën është vendosur Kreshnik Çollaku