osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Basha “show” me 10 Gushtin, ditën e ekzekutimit të Havzi Nelës! Ja si i përgjigjej dikur Bushati: Kristaq Rama nuk firmosur për ekzekutimin e një poeti desident por për një vrasës!

Basha “show” me 10 Gushtin, ditën e ekzekutimit të Havzi Nelës! Ja si i përgjigjej dikur Bushati: Kristaq Rama nuk firmosur për ekzekutimin e një poeti desident por për një vrasës!

Lulzim Basha ka marre ne dorë gjykimin e ekzekutorëve të Havzi Nelës i dënuar për vrasje të nje punonjesi policie dhe jo për bejte sipas Andi Bushatit

Lexoni mesazhin e plotë të idiotit të paditur Lulzim Basha për Havzi Nelën:

10 Gushti i 1988 ka hyrë në kujtesën tonë kolektive, si dita në të cilën regjimi gjakatar komunist kreu një nga aktet më barbare të historisë, duke ekzekutuar në litar në qendër të Kukësit poetin, patriotin, mësuesin disident, Havzi Nelën.

Jeta e tij tragjike u thye sepse regjimi edhe pse e torturoi, internoi dhe arrestoi, nuk e mposhti dot guximin dhe shpirtin e tij rebel.

Vepra dhe idetë e Havzi Nelës ishin dhe mbeten një monument njerëzor i rezistencës antikomuniste, i kurajos qytetare dhe intelektuale për të mos u përkulur përballë të keqes edhe kur ajo duket e pathyeshme, e vetëmohimit për të paguar me çmimin e jetës vlerat e patjetërsueshme të humanizimit me të cilin poeti martir ishte mbrujtur.

Fundi i pandëshkueshmërisë, përballja me të shkuarën e errët komuniste dhe korruptive, janë edhe amaneti që kemi detyrim të çojmë përpara në respekt të së shkuarës sonë të dhimbshme, e për të fituar të ardhmen për të cilën Havzi Nela dhe martirët e antikomunizmit dhanë jetën e tyre. I përjetshëm kujtimi dhe vepra e Havzi Nelës!

Për heroi i Lulit nuk është hero por një vrasës si[a një shkrim të Andi Bushatit të titulluar: A përgjigjet Edi Rama për “krimet” e të atit?!

Por në fakt Rama nuk ka pse të përgjigjet për një krim që imagjinohet. Kristaq Rama nuk ka qenë as gjyqtarë, as prokuror i regjimit dhe as hetues, si babai i Andit por as ligjbërës si gjyshërit e tij bllokmen, por artist që shfrytëzohej nga regjimi.

Pra lind pyetje: A duhet të përgjigjet Bushati për gjithë krimet e rracës së tij.Në shkrimin për Nelën në asnjë vend nuk përmenden kolegët e babait të tij dhe në rreshta kërkon të na bind se Havzi Nela u dënua si vrasës dhe jo si poet.

Ja shkrimi i Andi Bushatit:

Presidenti i Republikës ka rimarrë një akuzë të shpërdoruar dendur duke e anatemuar kundërshtarin e tij të momentit, Edi Ramën, për prejardhjen e tij biologjike. Fjala është për një histori që fillimisht e ka përdorur Berisha dhe më pas e kanë rinxjerë nga dosja të gjithë armiqtë politikë të kryeministrit aktual, sipas së cilës, babai i tij, skulptori Kristaq Rama, ka firmosur për dënimin me vdekje të poetit disident Havzi Nela.

Madje, madje, ai e ka bërë këtë duke nënshkruar përkrah Ramiz Alisë, në një kohë kur efektet e ‘glazdnosit” të Gorbçovit ishin të njohura botërisht dhe kur regjimet komuniste në mbarë europën lindore po përjetonin gërhamat e fundit.

Thënë në këtë mënyrë, kjo fabul përdoret rëndom për të bërë një lidhje automatike mes kreut aktual të socialitëve dhe pjesës më kriminale të diktaturës komuniste, për të treguar se Shqipëria vijon të qeveriset nga “bijtë e etërve”, pra shkurt se Edi Rama duhet përmbysur edhe për shkak të geneve të tij.

Në fakt, e vërteta është shumë më ndryshe. Ajo lidhet me fatin tragjik të një kundërshtari periferik të regjimit si Havzi Nela, i cili shkruante edhe vjersha.

Kalvari i Nelës është një nga krimet më makabre të periudhës komuniste. Një djalë i ri që tenton të arratiset, që jugosllavët e rikthejnë sërish pas telave me gjemba, që për këtë dënohet me 20 vite burg dhe që pasi e kryen këtë ndëshkim të rëndë rifiton një “liri” që nuk ka se ç’i duhet, i spiunuar dhe i braktisur edhe nga njerëzit e vet më të afërt, madje edhe nga ata, dashuria për të cilët i kishte dhënë forcën të mbijetonte në errësirën e Spaçit apo Qafë Barit.

Pas dënimit atë e internojnë sërish. E prej aty ai do të largohet edhe njëherë. Por, syri vigjilent i atyre që silleshin sipas parrullës së njohur: “i gjithë populli ushtar” e pikas sërish. Atë e gjejnë një shtëpinë e një të afërmi të tij dhe aty, në gjendje të rënduar nervore, i dërmmuar fizikisht dhe i ezauruar psikologjikisht, ai qëllon, mbi Sahit Ibron, policin që kishte ardhur për ta marrë.

Pikërisht kjo plagosje u bë dhe shkak për dënimin e tij me vdekje. Pasi gjykata e lartë e konfirmoi këtë vendim dhe pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me 15 anëtar, pjestar i të cilit ishte edhe kristaq Rama, nuk e pranoi kërkesën për faljen e jetës, Havzi Nela u var në stacionin e autobuzëve të Kuksit, në 10 gusht 1988 për armbajtje pa leje, pergatitje arme artizanale, vrasje e mbetur në tentativ ndaj punonjësit të rendit dhe plagosje e rëndë me dashje.

Kjo pra është një nga historitë më rënqethëse të diktaturës shqiptare, që sillet e risillet në vëmendje, jo si klithmë reflektimi mbi të shkuarën tonë, por si një mjet i ulët i luftës politike.

Nëse do të pyesni sot këdo që informacionin nuk e merr në mënyrë më të thelluar, por nga lajmet dhe batutat politikës ai do të thotë pa drojë se poetin disident Havzi Nela e ka vrarë babai i Edi Ramës.