Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” në TV Klan të Blendi Fevziut ishte ftuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndryshe nga studio e “Open” e Eni Vasilit, ku Basha hoqi edhe xhaketën nga tensioni, apo ndryshe nga studio e “Të Paekspozuarit” ku përballë akuzave të analistëve se ai nuk po bën opozitë, ngushëllimi i vetëm i Bashës ishte fjalia “ju më keni lënë vetëm”, dje kryedemokrati dukej paksa më i gjallë.
Kjo, sepse intervista e djeshme u realizua me pyetje të parapërgatitura, dhe këtë e tregon më së miri kjo foto, ku Fevziu duket në shoqërinë e Orjela Nebiajt, ish- zëdhënëse e PD-së, si dhe Odeta Males, e cila është pjestare e stafit të kompanisë “Landmark Communication”, nën pronësinë e kunatit të Lulzim Bashës, Erjon Isufi.
Burime për CNA.al bënë me dije se dje për gati 5 orë Fevziu, Nebiaj dhe Male kanë pregatitur pyetjet sipas dëshirës së Bashës, që si e si t’i rrisin besueshmërinë kryedemokratit të braktisur edhe nga vetë demokratët.