Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur në “zeni.tv” se kryeministri Edi Rama nuk mund t’u sigurojë shqiptarëve vaksinën anti-COVID.
Basha kembengul se ndryshe nga Rama, ai do të kërkojë nga partnerët europianë që tepricën e vaksinave të porositura prej tyre ta sjellin në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në veçanti.
“Unë kam mundësinë t’ju kërkoj partnerëve të mi politikë në shumicën e qeverive europiane tepricën e vaksinave të porositura prej tyre ta sjellin në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në veçanti.
Kjo qeveri që nuk ka marrë akoma vaksinat për gripin, nuk mund t’ju sigurojë shqiptarëve vaksinën anti-COVID. Shumë gjëra do të ishin ndryshe nëse plani ynë i shpallur do të zbatohej”, tha Basha.
Pavaresisht se pikerisht tepricat ka kerkuar dhe kryeministri Edi Rama, duke “zgjuar” ne kete menyre zemerimin e Petrit Vasilit te LSI. Por Basha eshte i vendosur!