Ish-anëtari i Kuvendit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha teksa po komentonte përplasjet brenda demokratëve, shprehet se PD nuk mundet kurrsesi të kthehet në modelin e Lulzim Bashës.
“Partia Demokratike duhet të rithemelohet. Basha po bën betejën e tij edhe pse ai e di që e ka të humbur. Basha vodhi mandatin e kryetarit të Partisë, por më mirë vonë se kurrë.
Duhet katarsis brenda partisë. PD ka nevojë të hapet me rregulla të qarta. Opozita qytetare duhet të jetë larg modelit Basha.
Berishën do e votoja se jam i bindur që ka një program politik për të rindërtuar PD, nuk e bën më për ambicie personale, se ka qenë në të gjitha postet.
Nuk bëj pjesë te ai grupi që thonë: obobo po vjen Berisha. Në PD nuk ka anti-berishist. Basha sa më të rrezikuar e sheh karrigen e tij, aq më shumë ashpërsohet” tha ai për emisionin ‘Breaking’.