Ish-kreu i PD-së dhe ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka dhënë pasditen e sotmë një intervistë për emisionin “Zona Zero” në Top News, duke u rikthyer pas më shumë se një viti në media.
Basha ka folur në ditën e Pavarësisë së Kosovës për atë çka ndodhi 15 vite më parë dhe në lidhje me kontributin e tij për këtë ngjarje historike.
Ish-lideri demokrat deklaroi se përveç shpallja e Pavarësiusë së Kosovës, momente të veçanta për të kanë qe qenë dhe takimet me sekretarin amerikan ku ka diskutuar me detaje.
“Momenti më i vecantë ka qenë kontakti i parë me sekretarin e Shteteve të Bashkuara, që ishte i ngarkuar për pavarësinë e Kosovës, ku u takuam dhe diskutuam me detaje dhe kulmoi me datën e shpalljes së Pavarësisë. Roli i Shqipërisë ishte i veçantë dhe ndjeja një privilegj i dyfishtë.
Momenti i dytë ka qenë shpallja e pavarësisë. Kam çuar në vend dhe amanetin e gjyshërve të mi që ikën në një kohë të vështirë. Por çuam deri në fund dhe amanetin e atyre që sakrifikuan për liri.
U deshën tre gjenerata, por ja dolën për të ndërtuar një shoqëri perëndimore, demokratike. I ka dhënë leksione demokracie dhe Shqipërisë. Të shprehim mirënjohjen tonë për atë çka është arritur deri tani, jemi krenarë për atë që kanë arritur vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë” -deklaroi Basha.
Më tej, ai ka sqaruar edhe arsyet pse ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë asnjë zyrtar shqiptar aty dhe pse Shqipëria nuk ka qenë shteti i parë që i ka njohur Pavarësinë.
“Unë e kam ndjekur gjithë ditën nga zyra e ministrit të Jashtëm, në koordinim me institucionet e Kosovës për ta çuar deri në fund. U vendos që të mos gjendej asnjë nga zyrtarët e Shqipërisë në institucionet e Kosovës atë ditë. Shqipëria nuk ishte në një raport neutral, ne e njihnim Kosovën për një periudhë shumë më të gjatë përpara dhe për të mos hidhnim poshtë gjithë historinë, ku 16 vjet e njihnim si një Republikë të pavarur. Ishte një ëndërr brezash, ditë të mbushura me emocion” –deklaroi Basha
Në lidhje me ngërçin Kosovë-Serbi, Basha u shpreh se zgjidhja e vetme është plani franko-gjerman.
“Plani franko-gjerman, është rruga e artë edhe për Serbinë që të çlirohet. Rrugë tjetër nuk ka, e vemtja pyetje është se sa shpejt do të realizohet. Plani frank-gjerman është për të çliruar Serbinë nga ky makth dhe nga ana tjetër i hap rrugën Kosovën për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE” –u shpreh Basha.
by TaboolaSponsored Links