Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Manëz ku u takua me familjet prekura nga tërmetit i viti që lamë pas.
Mirëpo teksa Basha po iu premtonte se sapo të vinte në pushtet do t’i ndihmonte, një qytetar iu kthye kryedemokratit dhe i tha në sy të të gjithëve se ishte kujtuar më parë për popullin.
Basha ndodhej në familjen Parruku në fshatin Kameras e cila prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesa është dëmtuar plotësisht nga tërmeti dhe shteti nuk ka marrë asnjë për ti strehuar.
Biseda:
Qytetari: Të kërkoj falje, por më lejo të të bëj një kritikë, për shkak të moshës se je më i vogël se unë…
Basha: Të lutem…
Qytetari: Je me shumë vonesë. Duhet të kishe dalë më parë në popull…
Basha: Kam qenë…
Qytetari: Duhet të jesh më afër me popullin dhe ato që të rrethojnë ty….
Basha: E pranoj…