osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha plas bombën: Berisha dhe klani i tij po shantazhojnë strukturat dhe deputetët duke i kërcënuar me dosje, është i mbytur dhe i pashpresë

Basha plas bombën: Berisha dhe klani i tij po shantazhojnë strukturat dhe deputetët duke i kërcënuar me dosje, është i mbytur dhe i pashpresë

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është përfshirë nga debate të forta. Gazeta ka mësuar se mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe jo vetëm janë përplasur me kreun e PD, Lulzim Basha, sa i takon qëndrimit të këtij të fundit për ish-liderin demokrat.

Dje ka dalë në skenë edhe Tomor Alizoti, i cili është shprehur se PD ndodhet në situatë kritike dhe konfliktin me Berishën ta zgjidhë vetë Basha, pasi po dëmtohet partia. “Në “anije” ka rënë zjarri, rrezikojmë ekzistencën si parti. Të mos bëjmë sikur s’ka krizë në PD. E di pse? Sepse nëse nuk shkojmë me Foltore na kryqëzojnë demokratët, nëse shkojmë na kryqëzoni ju”, ka thënë ai.

Ndërkohë që Basha ka reaguar duke plasur bombën. Kreu demokrat mësohet se është shprehur se Berisha dhe njerëzit e tij po shantazhojnë deputetët dhe strukturat me dosje. “Qytetaret kanë halle dhe nuk iu intereson Basha dhe Berisha. Mos gënjeni pasi askujt nuk i kam thënë apo urdhëruar të jetë apo të mos jetë në aktivitetet e Berishës.

Përkundrazi, kam pafund SMS që Berisha dhe klani i tij po shantazhon strukturat dhe deputetët, madje kërcënohen se ju kanë dosje. Unë nuk kam ndalur njëri të shkojë në foltore, por ta harroni se do mblidhet Kuvendi dhe se do të ketë kthim pas për Berishën”, ka thënë ai.

Përplasjet me Nokën

Më pas, mësohet se deputeti demokrat, Flamur Noka ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet nisur nga fakti se për mbledhjen e tij janë arritur firmat e nevojshme të delegatëve që kanë firmosur kur kanë qenë të pranishëm në “Foltoret” e zhvilluara nga ish-kryeministri. Pra duket se deputetët e Berishës i tremben një bllokimi nga Basha.

“Frëngjia e bunkerit tënd sulmon vetëm Berishën e “Foltoren” dhe jo Ramën. Përjashtimet nga PD janë bërë kundër statutit. Kuvendi i PD do mblidhet”, mësohet të jetë shprehur Flamur Noka. Por e menjëhershme ka qenë përgjigjia e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili mësohet se është shprehur se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe se përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka kthim pas. “Nuk do të lejoj mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që të shqyrtojë vendimin e qeverisë amerikane”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Baçi kritika për vetingun në politikë

Por në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, kritika në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha kanë hedhur edhe deputetët demokratë, Albana Vokshi, Tritan Shehu dhe Luan Baçi. Ky i fundit mësohet se është shprehur se vetingu i politikanëve po kërkohet për të trembur kundërshtarët.

“Vetingu në politikë është shumë i rëndësishëm, por duket se kjo bëhet si për të trembur, nuk e di se kë nga politikanët! E di që trajtimi i kësaj çështje është shumë delikat, shpesh herë bëhet në mënyrë djallëzore, propozohen gjëra që nuk realizohen dhe që nuk dëshirohen edhe nga vetë ata që i propozojnë dhe duhet t’i votojnë, gjithmonë për të bërë shou”, mësohet të jetë shprehur deputeti Baçi. Ndërkohë në një prononcimi të shkurtër për mediat pas mbledhje së grupit parlamentar demokrat, zoti Basha është shprehur se nuk do lejojë që PD të përdoret si mish për top. “Mbi interesat e gjithkujt është ai i shqiptarëve, PD do u shërbejë këtyre interesave, demokratët mish për top nuk i përdor dot askush”, deklaroi Basha.