osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha përzë Bylykbashin pas rreshtimit me Berishën, në krye të zgjedhores katapultohet Enkelejd Alibeaj

Basha përzë Bylykbashin pas rreshtimit me Berishën, në krye të zgjedhores katapultohet Enkelejd Alibeaj

Kreu demokrat Lulzim Basha ka larguar deputetin Oerd Bylykbashi nga grupi për reformën zgjedhore, duke ja besuar këtë proces Enkelejd Alibeajt.

Basha priti ditën e djeshme në një takim delegacionin e OSBE/ODIHR kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek. Në fjalën e tij para gazetarëve ai bëri të ditur se PD e ka gati grupin që do të merret me zgjedhoren, por ra në sy largimi i Bylykbashit.

Duket se ky spostim ka ardhur si pasojë e mbështetjes që ka shprehur Bylykbashi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Bylykbashi po ashtu ka qenë i pranishëm dje në “Foltoren” e Berishës, në qytetin e Durrësit.

“Të gjitha këto probleme të marrin zgjidhje nuk mjafton një reformë zgjedhore, për të cilën PD është e vendosur dhe për të cilën kemi ngritur një grup pune, të kryesuar nga nënkryetari Alibeaj dhe që do t’i çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen dhe vazhdimin e punës për reformën zgjedhore.

Por kjo nuk mjafton, sepse regjimi deri më 25 prill, por edhe pas, shkeli rregullat që kishte aprovuar vetë, pa opozitën, pa PD, pa aleatët tanë. Në këtë vend s’duhet thjesht një reformë zgjedhore, por një shkundje e thellë e sistemit”, deklaroi Basha.

I pyetur nga mediat nëse ka një përçarje në Partinë Demokratike duke iu referuar çështjes së Berishës, Basha deklaroi se armiku i vetëm është regjimi i instaluar nga zgjedhjet e 25 prillit. “Partia Demokratike është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Armiku i vetëm i Partisë Demokratike, është armiku i shqiptarëve, është regjimi i instaluar dhunshëm më 25 prill”, u shpreh ai.

Takimi me shefen e ODIHR

Basha nga ana tjetër shprehu mirënjohjen ndaj ambasadores sa i përket monitorimit në zgjedhjet e 25 prillit teksa tha se raporti fakton masakrën si dhe vrasjen e demokracisë. Kreu demokrat u ndal tek patronazhistët ku u shpreh se vjedhja e të dhënave private të qytetarëve është një shkelje e të drejtës së tyre. Sipas tij, raporti i OSBE/ODIHR konfirmon shkrirjen e partisë me shtetin.

“Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/ODIHR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Ndamë me të dakordësimit për rekomandimet e raportit të OSBE. Shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës. Raporti konfirmon shkrirjen në një të shtetit me partinë, vjedhjen e të dhënave private të qytetarëve dhe përdorimit e tyre nga patronazhistët”, tha ai.