osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha përjashton 15 “armiqtë” ish anëtarë të Kryesisë së PD!

Basha përjashton 15 “armiqtë” ish anëtarë të Kryesisë së PD!

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua mbledhja e Kryesisë së PD-së, ku mungonin 15 prej tyre, kjo për arsyje se nuk ishtin thirrë në takim. Të paktën kështu pretendon Endira Bushati. “Ndërkohë që media raporton “debatet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së”… 15 anëtarë Kryesie duke pyetur sot njëri tjetrin nëse kishin pasur njoftim për mbledhje…Kryesie…. Do ta kenë kuptuar gazetarët gabim…se kryetari ynë kurrsesi nuk gënjen…!”, shkruan Bushati.

Zonja Bushati është ndalur edhe tek mbledhja e ardhshme e Kuvendit Kombëtar, paralajmëruar dje nga kreu i PD, Lulzim Basha. “Sapo lexova në portale që, Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar më 15 Dhjetor…. Dhe…pavarësisht se e kam pranuar tashmë që nuk ka kuptim më të flas e shkruaj, detyrimi karshi 22 viteve angazhim në PD, nuk më lë! Kuvend Kombëtar më 15 Dhjetor… Së pari: Kush e mori Vendimin? PD ka Kryesi e Këshill Kombëtar. Si anëtare kryesie, s’kam pasur ndonjë lajmërim a njoftim… por po e zë si “harresë”…. Po a u mblodh Kryesia dhe Këshilli Kombëtar? A ka ndonjë aty që mund të përgjigjet?

Së dyti: U la fillimisht Kuvend Statutor, e pastaj Zgjedhor. Po a u bënë zgjedhje në PD? Si anëtare kryesie duhej të kisha qenë në ndonjë grup pune për riorganizim apo zgjedhje…. Si “armike e Kryetarit”, hamendësova që s’kishte se si të përfshihesha në grupe pune për zgjedhje…”, vijon ajo. Bushati shkruan gjithashtu se anëtarë të tërë Kryesie e Këshilli Kombëtar nuk ishin përfshirë në asnjë grup pune apo njoftuar, qoftë dhe formalisht, për zgjedhje në struktura.

“A ka mbetur ndonjë aty të përgjigjet pse? Çfarë organizate politike është kjo, kur organet drejtuese, jo vetëm nuk mblidhen, por as njoftohen për përfshirje në procesin më të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve? Së treti: A u realizua hapja a bashkimi në këtë proces (të ashtuquajtur) zgjedhor? Kjo pyetje gjen përgjigje më së miri tek indiferenca e gjerë e shqiptarëve ndaj asaj çfarë thotë apo bën Lulzim Basha…. Gjatë këtij viti, u kalitëm që të mos çuditemi më nga Lulzim Basha!”, shkruan Bushati.