Lulzim Basha ka njoftuar se Partia Demokratike ka hyrë në një proces reflektimi lidhur me zhvillimet e fundit.
Kryedemokrati nënvizon se ai është gati të ndërmarrë çdo hap për të fuqizuar “selinë blu”.
Në një koment të shkurtër për gazetarët, Basha tha se do ketë një analizë të thellë për bashkitë ku u garua në zgjedhjet e 6 marsit.
“Jam gati të bëj gjithçka për interesin më të mirë të demokratëve”, garantoi ndër të tjera Basha.
Ai ka qenë në bankën e të akuzuarëve prej dy ish-nënkryetarëve të PD-së për humbjen e gjashtë të zgjedhjeve.
“Demokratët do të marrin në dorë fatin e tyre. PD-ja do të dali më fortë dhe e bashkuar”, ravijëzoi kreu i selisë blu.
Në përmbyllje të deklaratës për media, Basha mori përsipër fajin kryesor për humbjet në zgjedhjet e pjesshme për gjashtë bashki të vendit.
“Përgjegjësia e parë është e imja”, tha kryetari i PD-së.
Kujtojmë që Basha u nis menjëherë drejt Kuvendit, aty ku po zhvillohen punimet e seancës plenare të 10 marsit.