Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në Korçë, ku ka spikatur sërish me deklaratat e tij. Kreu i opozitës ka prezantuar një sipërmarrës dhe biznesin e tij e ka quajtur dyqan mini-supermarkatë.
“Ndodhem në praninë e dy sipërmarrësve, Luanit, që është edhe pronar i këtij dyqani, mini-supermarkati dhe të Besjanit, që është një sipërmarrës i ri”, dëgjohet të thotë Basha.
Në gjuhën e biznesit nuk ka mini-supermarkat, por ka market, minimarket dhe supermarket.
Basha ka treguar se është dobët në matematikë e gjeografi, por vërtetoi se është “ngelës” edhe në gjuhë-letërsi.