osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha nëse do jet në krye të PD: Largon deputetët që i’u bindën Berishës dhe dogjën mandatet dhe…shtyn zgjedhjet vendore?!

Basha nëse do jet në krye të PD: Largon deputetët që  i’u bindën Berishës dhe dogjën mandatet dhe…shtyn zgjedhjet vendore?!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi ditën e djeshme revolucion dhe ndryshime rrënjësore në parti. Gjatë një interviste televizive ai la të nënkuptuar se shumë nga ish-deputetët që para pak kohësh dogjën mandatet, mund të largohen. Teksa sulmoi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Basha bëri krahasimin me ish-grupin parlamentar të PD. Sipas tij, grupi parlamentar që PD kishte ishte më i mirë se i PS, por theksoi se grupi i ri parlamentar do të jetë akoma edhe më i mirë.

“Ata kishin përdhunues në Parlament, trafikantë droge, trafikantë kokaine e heroine, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish,kishin Elvis Roshin në Parlament. Ndërsa ne kishim profesorë, agronomë, mjekë, inxhinierë. Jam i bindur që grupi tjetër parlamentar do të jetë edhe më i mirë”, deklaroi Lulzim Basha. Kjo deklaratë lë të nënkuptohet që shumë emra që deri dje ishin deputetë të PD, tani nuk e kanë më vendin të sigurt nëse PD vjen në pushtet apo futet në një proces zgjedhor. Natyrisht kjo mund të ndodh nëse Basha vazhdon të drejtoi PD dhe i shpëton drejtësisë dhe akuzave që rëndojnë mbi të.

Kujtojmë që në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 lideri demokrat vendosi të heqë nga listat zgjedhore shumë emra me peshë të PD, si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, etj. Një lëvizje e tillë shkaktoi shumë debat sepse këto figura të rëndësishme u zëvendësuan me figura gati-gati të panjohura. Pati edhe nga ata që u shprehën se Basha po krijon grupin e tij parlamentar, me njerëz të tij.

Por i bindur se qeveria do të rrëzohet përmes protestave të opozitës, Basha duket se me futjen në zgjedhje kur të largohet Edi Rama, siç ai pretendon, do ta rifreskojë grupin parlamentar demokrat. Në këtë mënyrë, shumë ish-deputetë mund të mos jenë më pjesë e PD. Sakaq, Basha sulmoi dje edhe deputetët e rinj të opozitës, që kanë pranuar mandatet. “Marionetat e Ballës nuk janë opozitë, nuk mund të jenë kurrë”, deklaroi ai.

Shanset për dialog me PS

Në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme, kreu i PD, Lulzim Basha e ndali theksin edhe tek mundësitë për të dialoguar me Partinë Socialiste me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën. Sipas Bashës, PD do të negociojë me PS vetëm në momentin që largohet Edi Rama.

“Pa largimin e Ramës nuk ka dialog me PS. Nëse do të ketë zgjidhje politike, patjetër duhet të përfshihet edhe PS. Që PS të jetë pjesë e kësaj zgjidhjeje politike, kushti i panegociueshëm është largimi i Edi Ramës”, u shpreh ai. Basha nuk ndali as sulmet ndaj reformës në drejtësi, duke e cilësuar si të dështuar sepse nuk po ndëshkon politikanët e lidhur me krimin.

“Krimi mbahet larg duke ndëshkuar ata që janë kapur me kriminelë. Drejtësia është e kapur pikërisht që Damian Gjiknuri, Balla, etj., të mos shkojnë në burg dhe t’i shemben shtëpitë qytetarëve. Duhet të largohet menjëherë njeriu që e ka sjellë vendin në këtë pikë, duhet që çështjet që ka denoncuar PD të hetohen. Ata të shkojnë para drejtësisë.

Reforma në drejtësi nuk ka ardhur akoma që politikanët e lidhur me krimin të jenë në burg”, tha Lulzim Basha. Sa i takon pyetjes nëse PD do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, lideri demokrat u shpreh i vendosur se këto zgjedhje nuk do të zhvillohen.

Sipas tij, më parë duhet të ndëshkohet krimi elektoral. “Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur, data e zgjedhjeve do të shtyhet. Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës ekuatoriale apo republikave ish-sovjetike. Pa u ndëshkuar krimi elektoral duke filluar me Dibrën në 2016, pa u ndëshkuar përgjegjësit e krimit elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Derisa nuk garantohet nuk mund të ketë zgjedhje fallco”, tha Lulzim Basha. /Mimoza Ibra