osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha në zgjedhje pa koalicion, LSI në zgrip dhe pak muaj nga shkërmoqja totale

Basha në zgjedhje pa koalicion, LSI në zgrip dhe pak muaj nga shkërmoqja totale

Zgjedhjet vendore pritet që të shënojnë fundin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në zgjedhjet e 2017 kjo parti mori një goditje mjaft të fortë nga PD e PS, por 30 qershori mund të jetë goditja finale e saj.

Situata politike ka hyrë në një moment shumë delikat. Kjo pasi përveç djegies së mandateve, PD e LSI kanë paralajmëruar se nuk do të hyjnë në zgjedhje. Afati përfundimtar për t’u regjistruar është 23 prilli.

Por përveç regjistrimit, më 1 maj skadon afati për regjistrimin e koalicioneve dhe më 13 maj afati për regjistrimin e kandidatëve.

Situata është identike me atë të 2 viteve më parë, pasi më 17 maj kur u arrit marrëveshja Rama-Basha, kishin skaduar të gjitha afatet e zgjedhjeve parlamentare.

Por në atë kohë, PD-së ju mundësua regjistrimi në zgjedhje, ndërsa sipas argumenteve ligjore që dha mazhoranca, nuk mund të kishte regjistrim koalicionesh, pasi do kishte një shkelje të hapur të ligjit.

Kjo do të thotë, se nëse PD e LSI nuk pranojnë të futen në zgjedhje brenda datës 1 maj, mund të shkojmë drejt të njëjtës situatë me atë të 2 viteve më parë.

Basha drejt zgjedhjeve

PD e LSI kanë vendosur si kusht për të hyrë në zgjedhjet vendore, largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Por gazeta ka mësuar se Lulzim Basha po jep sinjale se mund të shkojë drejt një pakti të dytë me Ramën.

Më 18 prill Basha mblodhi Këshillin Kombëtar dhe aty ka lënë të nënkuptohet se do shkojë drejt një marrëveshje me PS. Burime shumë të sigurta të gazetës thanë se ka qenë anëtari Gent Malko, ai i cili i ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë Bashës, duke i kërkuar të shprehet nëse do shkojë drejt një pakti të ri me Ramën apo jo.

Basha është shprehur se nuk është kjo me rëndësi tani dhe çdo gjë do bëhet hap pas hapi dhe ka shtuar se PD nuk shkon në zgjedhje me Ramën kryeministër. Por kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer Malkos, i cili ka këmbëngulur duke i kërkuar Bashës që të japë fjalën se nuk do ketë një 17 maj të dytë.

Por Basha sërish ka devijuar. Më pas ka ndërhyrë Berisha, i cili e ka kërcënuar në një farë mënyre, duke i thënë se nuk duhet të ketë asnjë tryezë me Ramën, nëse nuk pranohen kushtet e vëna. Gazeta kontaktoi me disa anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe ata thanë se u ishte lënë përshtypja se Bashës ja kishte qejfi për të negociuar me Ramën.

Rreziku për PD e LSI

Burime shumë të sigurta të gazetës, thanë se pas lëvizjeve të Bashës për të hyrë në zgjedhje fshihen ndërkombëtarët. Zyrtari i DASH, Matthew Palmer i dha dy ultimatume Bashës: Të tërhiqet nga protestat e dhunshme dhe të hyjë në zgjedhje.

Protestat morën fund, ndërsa sinjalet janë se do shkohet drejt zgjedhjeve. Por nëse kemi një marrëveshje të dytë, atëherë sërish do e pësojë LSI.

Më 1 maj skadon afati i koalicioneve dhe çfarëdo që të ndodhë më pas, partitë nuk futen dot më bashkë. Edhe nëse kemi një pakt Rama-Basha, sërish futja me koalicion e duket shumë e vështirë, pasi kështu ndodhi në 2017.

Por nëse ndodh kjo, LSI shkon drejt kapitullimit. Ndryshe nga sa ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme, ku LSI mori 19 deputetë nga ai pak elektorat që i mbeti, në zgjedhjet vendore do e ketë shumë pisk punën. Në 61 bashkitë, LSI duhet të dalë me kandidatë të saj përballë kandidatëve të PD e PS.

Nëse bazohemi dhe në sondazhet që kanë dalë, në asnjë bashki të vendit LSI nuk rezulton forcë e parë, që do të thotë se nuk merr dot asnjë bashki.

Shpresat e Kryemadhit kanë qenë që të dalë në zgjedhje në koalicion me PD dhe Basha t’i japë 10-15 bashki që të dalë me kandidatët e saj dhe të mbështetet nga PD.

Por futja pa koalicione do bëjë që LSI të jetë vetëm dhe ky mund të jetë fundi i kësaj partie. Kjo pasi do mbete pa asnjë përfaqësi në Parlament dhe në bashki.

Meta-Kryemadhi e kanë kuptuar se djegia e mandateve mund të ketë qenë një lojë e thellë Rama, Basha me ndërkombëtarët për të nxjerrë jashtë loje LSI dhe prej javësh kanë nisur sulmet.

Por sinjalet janë se furtuna e madhe akoma nuk ka ardhur, pasi 30 qershori mund të jetë fundi për këtë parti.