Lulzim Basha dëshmoi në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë, ndërsa në dalje deklaroi për mediat se PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.
‘Jemi thirrur si person që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve në KQZ.
Çështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.
Ka një vit e gjysmë ky hetim dhe 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet, që vërtetojnë se asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA apo Britani.
I kam kërkuar prokurorisë ti bëj publike përgjigjet e ardhura. PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj”, deklaroi ai.