Kryetari i PD Lulzim Basha thotë se dy kandidatët Agron Shehaj dhe Edith Harxhi mund të përçajnë demokratët me njohjen e fitores së Edi Ramës në 25 Prill.
Si Shehaj dhe Harxhi kanë deklaruar më herët se Rama arriti të fitojë zgjedhjet parlamentare për shkak të strategjisë së gabuar dhe keqorganizimit të PD-së.
Gjatë një takimi me demokratët e Njësisë 6 në Tiranë, Basha tha se 25 Prilli ishte dhe do të mbetet masakra më e madhe zgjedhore dhe se PD nuk ka humbur por ka fituar.
25 prilli është masakër zgjedhore, nuk mund dhe nuk do të pranohet e njihet kurrsesi. Dhe autorit të kësaj masakre nuk mund t’i shtrimë dorën, por do t’i ofrojmë vetëm një gjë, betejën për ta larguar.
Gara e brendshme sot është një garë e vlerave tona, për respektin… Jemi të gatshëm dhe gati për të administruar daljen nga kriza.
Por dorëzimi përballë atyre që 25 prillin e konsiderojnë një fitore të Ramës, mund të sjellë përçarje. Nxitimi nuk mund të përbëjë arsye për atë që ndërtuam së bashku. 25 prilli është masakër zgjedhore”, u shpreh Basha.