osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha me tinzar se Berisha. ‘Vret’ Patozin, Bregun dhe Topallin brenda ditës. Zbulohet skema

Basha me tinzar se Berisha. ‘Vret’ Patozin, Bregun dhe Topallin brenda ditës. Zbulohet skema

Kryedemokrati Lulzim Basha, ndërkohë që del e bën protesta kundër qeverisë Rama, po i ikën partia nga duart. Duke parë situatën dhe krizën e thellë brenda PD-së, Basha ka vendosur të lëvizë fshehurazi dhe të godasë një herë e mirë grupin kundër tij.

Nuk ka paqe mes Lulit dhe gardës së vjetër të PD-së. Përplasja dhe pika tjetër e betejës janë ndryshimet në statutin e partisë. Grupi që është pozicionuar kundër kryatarit, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode etj, po presin që të godasin Bashën pikërisht me ndryshimet në statut.

Por Basha dhe grupi i punës i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli dhe Gent Malko do të hedhin sot në votim në Këshillin Kombëtar paketën me ndryshime në statusin e PD, pa u konsultuar me shumicën deputetëve dhe sidomos me anëtarët dhe përkrahësit e gardës së vjetër. Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, për prezantimin dhe votimin e ndryshimeve në statut, shumica e deputetëve nuk ishin njohur me ndryshimet e përgatitura.

Mbajtja e fshehtë dhe mënyra tinzare e ndryshimeve në statut, tregon se Basha nuk ka siguri për karrigen e tij dhe mundohet që ta mbajë me mish dhe me thonjë përmes manovrave të pista.

Përplasjet mes Bashës dhe grupit kundër tij, ka të bëjë me fatin e kryetarit të partisë kur humbet zgjedhjet. Linja anti-Basha kërkon që të parashikohet në statut dorëheqja e kryetarit dhe ndalimi për të rikandiduar kur humbet zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Nuk dihet si është reflektuar kjo kërkesë në paketën me ndryshime, përgatitur nga grupi i punës. Pika e dytë ka të bëjë me mënyrën për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe deputet. Është propozuar që kandidatët të zgjidhen me votim të drejtpërdrejtë nga anëtarësia, por nuk dihet nëse është reflektuar konkretisht paketën e ndryshimeve.