Njerëzit afër Berishës kanë filluar ta gjejnë një gjë të mirë në atë që ndodhi me 6 dhjetor kur ish-Kryeministri u godit nga një 31-vjeçar. Ka qenë Ylli Ylli Manjani, ish ministri i Drejtësisë, i cili shkruan se PD-së i duhen pikërisht burra si Berisha që përplasen dhunshëm, jo njerëz si Lulzim Basha.
“Leader-i përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja. Mashtruesi nuk përplaset, por llakos flokët. Ky është dallimi i madh. Krahasoni Berishën me Bashën dhe do mësoni dallimin ndërmjet leader-it dhe mashtruesit.
Është leksion i demonstruar në jetën reale ky. Zaten të lësh demokratët në mes të katër rrugëve dhe, vendin pa opozitë dhe ta quash sukses duhet të jesh mashtrues i lindur. Karakter i squllët dhe i pashpresë.
Ata, që ende na hapin barkun për llogari të mashtruesit, duhet të kuptojnë se janë të pashpresë. Janë thjesht të mbaruar. Jo ta kenë mirë me Ambasadën e Propagandës, por edhe me vetë propagandën. Janë të mbaruar! Dhe mbarimi i tyre nuk ka asnjë lidhje me çfarë ndodh me Partinë Demokratike, që po përpiqet të organizojë opozitarizmin. Fati i tyre politik është i vendosur! Ata nuk kanë më asnjë lidhje me demokratët, me apo pa Berishën në krye.
T’u bëjnë mirë privilegjet që marrin duke luajtur këtë teatrin e shëmtuar. Por kaq e kanë mandatën”, shkruan ish lehsi i Metës dhe Monikës, që tani po i luan bishtin Non gratës Sali, ylli i fikur, Manjani.