osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha lë në baltë Kryemadhin: Në skenë “kandidatët e pavarur”, për të rivalizuar PS në zgjedhje

Basha lë në baltë Kryemadhin: Në skenë “kandidatët e pavarur”, për të rivalizuar PS në zgjedhje

Partia Demokratike duket se po e çon drejt humnerës Lëvizjen Socialiste për Integrim. Lulzim Basha përmes deklaratës për djegien e mandateve, e kapi në befasi Monika Kryemadhin. Por dje janë ngritur dyshimet se Basha po e lë në baltë LSI, pasi kanë dalë në skenë shumë kandidatë të pavarur që do hyjnë në zgjedhje.

Sipas të dhënave të KQZ, bëhet fjalë për 8 kandidatë të pavarur, të cilët do të sfidojnë kandidatët e Partisë Socialiste. Më konkretisht, Nikoll Lleshi për Bashkinë Kurbin, Bedri Hoxha Bashkia Klos, Plarent Aleksi për Bashkinë Berat, Fezi Shaholli Bashkia Devoll, Dhionisios Beleri Bashkia Himarë, Ilir Nikolla për Bashkinë Sarandë dhe Eduard Ndocaj për Bashkinë Lezhë. Gjithashtu KQZ njofton se është edhe Fran Molla, i cili do të kandidojë si kandidat i pavarur për Bashkinë Tiranë.

Ajo që bie në sy është që dy prej emrave të mësipërm vijnë nga radhët e PD. Bedri Hoxha ka qenë deputet i PD dhe është lënë jashtë listës në 2017, ndërsa Ilir Nikolla ka mbajtur postin e kreut të PD në Sarandë. Sipas burimeve, shumë nga emrat e tjerë gëzojnë po ashtu mbështetjen e PD. Por futja e këtyre emrave në garë ka rritur dyshimet se PD po punon pas krahëve të LSI. Duke qenë se Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet,

PD po përdor ish funksionarët e saj për të mos lejuar fitoren e PS në bastionet e saj. Shumë zëra prej javësh kanë hedhur dyshime se pakti Rama-Basha vijon, por futja në garë e kandidatëve të pavarur që kanë lidhje me PD, por dhe e aleatëve të Bashës ka rritur dyshime se pas gjithçkaje fshihet dora e PD.

41 parti të regjistruara

Ndonëse Basha dhe Kryemadhi kanë paralajmëruar bojkot të zgjedhjeve vendore, në garë do të jenë 41 parti. KQZ do mblidhet sot për të regjistruar 8 parti të tjera, duke bërë që të kemi një garë me 41 parti më 30 qershor. Partitë që do marrin aprovimin sot janë: Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Partia Balli Kombëtar, Partia G-99, Partia Aleanca Demokrate Shqiptare, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Bindja Demokratike, Partia Shqipëria e Re dhe Partia Aleanca Popullore.

Nga gjithë partitë e regjistruar, bien në sy 6 prej tyre janë aleatë të kreut demokrat Lulzim Basha. Ndër to mund të përmendim Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, Balli Kombëtar si dhe Partia Kombëtare Konservatore Albania e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.

Fakti që në zgjedhje po futen kandidatë të pavarur që kanë mbështetjen e PD dhe po ashtu aleatë të Bashës, janë rritur dyshimet se PD po rrënon LSI.

Njëri nga aleatët e kreut demokrat, kryetari i LDE Arian Galdini u shpreh pak kohë më parë se vendimi i opozitës për bojkot të zgjedhjeve vendore është gabimi më i madh. Kreu i LDE tha se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale si parti e djathtë opozitare, duke shtuar se sot shumica e qytetarëve po përballen me neglizhencën e qeverisë.

“Jemi në opozitë dhe do të konkurrojmë në zgjedhjet lokale, sepse kjo qeverisje nuk po kryen detyrën e saj publike në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Sot kemi shumicën dërrmuese të qytetarëve të cilët ndihen të nëpërkëmbur, agresuar, cenuar, varfëruar, linçuar nga qeveria e tyre dhe një pakicë politike Plaçkitëse që ka zaptuar detyrat e kryeministrit dhe ministrave”, tha ai./Elisjeda Kiko