osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha kërcënon Ramën e Xhafajn për të “tallur b***n” me militantët: Nëse i ndodh gjë dëshmitarit X dhe gazetarit, do mbani përgjegjësi!

Basha kërcënon Ramën e Xhafajn për të “tallur b***n” me militantët: Nëse i ndodh gjë dëshmitarit X dhe gazetarit, do mbani përgjegjësi!

Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal për të kërcënuar dëshmitarin X dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha u ka dërguar një mesazh Ramës dhe Xhafajt, duke u shprehur se nëse u ndodh gjë dëshmitarit X dhe familjarëve të tij, apo edhe gazetarit Olldashi, ata do të mbajnë përgjegjësi.

 

“Çdo përpjekje për të blerë dëshmitarin X i zhyt edhe më thellë Xhafajn e Ramën në skandalin ku janë përfshirë. Deklaratat nxjerrin zbuluar frikën dhe përfshirjen e tyre në këtë veprimtari kriminale për të mbuluar narko-aferën e Agron Xhafajt. Kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal, ‘bli dëshmitarin, ose likuido dëshmitarin ose familjen e tij’.

Kjo është prova më e qartë e rënies totale të shtetit, kapjes totale të qeverisë Rama nga krimi. Hartimi dhe zbatimi i këtij skenari është arsyeja e vetme pse Xhafaj mbahet me thonj pas karriges së ministrit të Brendshëm.

I përsëris sot Ramës dhe Xhafës paralajmërimin e prerë se për çdo hap që hidhet për të vënë në presion Albert Veliun dhe familjen e tij, si dhe gazetarin, përgjegjësia do të jetë e juaja. Ndal presionin mafioz ndaj dëshmitarit X dhe gazetarit Olldashi”, tha Basha.

Sakaq, ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e së shtunës.

“Kërcënimet ndaj tyre janë rritur ethshëm para protestës së të shtunës. E vetmja forcë që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi ynë, ndaj ju ftoj të gjithëve të na bashkoheni në protestën kundër kësaj qeverie, e cila ka vepruar kundër interesave të qytetarëve të këtij vendi, duke bashkëpunuar me krimin për të mbajtur pushtetin. Të gjithë bashkë më 26 maj në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej”, dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit””, e mbylli kryedemokrati Basha fjalën e tij.