osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha i shkon në shtëpi Metës, cila është strategjia e opozitës?/ Foto që po qarkullon në rrjetet sociale, njëri shkrep selfien, tjetri me dy gishtat lart!

Basha i shkon në shtëpi Metës, cila është strategjia e opozitës?/ Foto që po qarkullon në rrjetet sociale, njëri shkrep selfien, tjetri me dy gishtat lart!

Edi Rama ftoi Ilir Metën dhe Lulzim Bashën që t’i bashkohen tryezës ditën e hënë për të diskutuar për lisat dhe koalicionet që kundërshtojnë, por kryedemokrati e refuzoi duke i çuar Gazment Bardhin, ndërsa nuk dihet qëndrimi i Presidentit nëse do i përgjigjet ftesës.

Por cila është strategjia e opozitës? Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e Presidentit me kryedemokratin Basha që shton akoma më shumë spekulimet për skenarin opozitar kundër kryeministrit Edi Rama. Fotoja është bërë një mëngjes herët në një shtëpi private, por nuk dihet nëse është në vilën e Presidentit në Gjirin e Lalzit, apo të liderit të PD-së, në ‘Long Hill’. Në foto të dy shfaqen të buzëqeshur, Meta shkrep selfien dhe Basha me dy gishtat lart me kafen përpara.

Referuar situatës politike me zhvillimet e vrullshme, sipas të gjitha gjasave selfia e Presidentit me kryetarin e PD-së mund të jetë bërë 24 orë më parë, pasi Ilir Meta u shpreh dje se “Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur që listat dhe koalicionet të diskutoheshin në Këshillin Politik”.

Nëse takimi është bërë ditën e djeshme, është i dyti brenda pak ditëve, pasi këtë javë të mërkurën e priti edhe në Presidencë duke trazuar akoma më shumë ujërat e asaj që po përgatisin Ilir Meta dhe Lulzim Basha, që Edi Rama i cilëson si opozita presidenciale dhe ajo jo parlamentare.