Edhe ish-kryeministri Sali Berisha njihet për gafat e shumta si kreu demokrat Lulzim Basha ku më pikantja është ajo 7×7=42. Berisha në fjalën e mbajtur në pritjen e ambasadës amerikane për 20-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri ka bërë një sërë gafash duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Berisha teksa ka përshëndetur të pranishmit është shprehur: I nderuar zonja Arvizu ( zoti Ambasador Arvizu), zonja Topi ( zoti President i Republikës Bamir Topi), zonja kryetare e parlamentit, zoti Topi… dhe më pas kthehet nga ambasadori Arvizu duke u shprehur: zoti Topi, ndërsa më pas kthehet nga Jozefina dhe i thotë zonja Topalli.
“Jam pak i emocionuar”, është shprehur Berisha më pas, duke justifikuar gafat e tij gjatë fjalimit.
https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2021/08/Berisha.mp4?_=1