‘Lidhjet e politikës me krimin janë kthyer në shqetësimin kryesor në vend sepse sot kriminelë dhe banda të rrezikshme kontrollojnë qeverisjen dhe përfitojnë shumicën e parave dhe aseteve publike’. Kreu i PD-së Lulzim Basha i është ankuar Zv. ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit, Elisabeth Millard në takimin e zhvilluar mesditën e sotme.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD, Basha nënvizoi se ky është një proces pastrimi, që nuk pengon hetimet e drejtësisë për politikanët dhe zyrtarët e lartë.
Basha vijoi më tej duke theksuar se ‘ndonëse ligji i dekriminalizimit, që u realizua falë këmbënguljes dhe vendosmërisë së PD, nxori jashte institucioneve 333 persona me rekorde kriminale, sot lidhja krim-politike ka gjetur forma te tjera për të qenë në krye të institucioneve vendimmarrëse nga Kuvendi dhe Qeveria, në bashki, polici e kudo’.