osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Basha i kapi të gjithë në befasi”, por më shumë habiti Monika

“Basha i kapi të gjithë në befasi”, por më shumë habiti  Monika

Analisti politik Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacija” ka bërë një koment për djegien e mandateve nga ana e opozitës. Një aksion ky që merret për herë të parë dhe si i tillë, pakkush e di si do të shkojë situata në vend.

Muç Nano e cilëson si lëvizje të gabuar. Sipas tij Lulzim Basha nuk e ka mbështetjen e ndërkombëtareve. Po kështu ai thotë se vendimi i LSI ka qenë surprizë, madje mund të kishte vënë bast për të kundërtën.

“Lulzim Basha i kapi në befasi të gjithë, edhe demokratët. Mori vendimin për të djegur mandatet. Grupi parlamentar ra dakord pa një, pa dy. Thellë-thellë të shumtët e anëtarëve të grupit nuk do kenë qenë dakord me këtë aksion, e pse do ishin dakord, një karrige në parlament ka qenë një arritje e madhe për ta. Mirëpo, askush nuk guxoi t’i kundërvihej Bashës, megjithatë. Madje, edhe aleatët iu bashkëngjitën këtij vendimi. Madje, edhe LSI-ja, për të cilën unë do vija bast çdo gjë se nuk do t’i digjte kurrë mandatet”, shprehet Mustafa Nano.

Më tej thotë se ky vendim i opozitës është me rrisk të lart, pasi synon të rrëzojë qeverinë por mund të shkojë në dobësimin fatal të opozitës.

“Çfarë do arrihet me këtë akt? Unë nuk besoj se Basha e ka të qartë këtë gjë. As ata që e kanë hedhur si tezë nuk e kanë të qartë. Askush nuk e ka të qartë. Kuptohet, synimi është që, nëpërmjet kësaj lëvizjeje, t’ia bëjnë jetën të vështirë Edi Ramës, të tërheqin vëmendjen e të gjithëve, t’i bëjnë të vetëdijshëm ndërkombëtarët, se gjërat në Shqipëri kanë shkuar në zgrip, kanë dashur t’u përcjellin këtyre të fundit mesazhin se “hej miq, hapni sytë, në Shqipërinë e Edi Ramës çdo gjë ka marrë fund”, mirëpo ky është një bast i rëndë dhe i rrezikshëm.

Mund të arrihet e kundërta e kësaj që synohet. Mund të arrihet dobësimi i opozitës në mënyrë fatale. Dhe sa për ndërkombëtarët, unë jam i sigurtë që këta nuk kanë për ta mirëkuptuar këtë gjest. Shenjat janë dhënë. Dhe nuk është hera e parë që kjo ndodh në marrëdhëniet mes tyre dhe opozitës shqiptare të Lulzim Bashës, gjë që ka shkaktuar nervozizëm në radhët e opozitarëve, të cilët nuk po dinë si të shfryhen kundër tyre”, shprehet analisti politik.