osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Basha i jep goditje të fortë klanit “Berisha” në PD! Ndryshimet në statut heqin kufizimet për kryetarin dhe hapin terrenin për spastrimin nga ithtarët berishistë

Basha i jep goditje të fortë klanit “Berisha” në PD! Ndryshimet në statut heqin kufizimet për kryetarin dhe hapin terrenin për spastrimin nga ithtarët berishistë

Ashtu siç gazeta e paralajmëroi, Partia Demokratike mblodhi ditën e djeshme Kryesinë e PD, e cila miratoi ndryshimet në statut, të propozuara nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Miratimi i ndryshimeve statutore ishte një goditje e fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo pasi lideri i PD në 11 propozimet e tij, nuk e kishte përmendur askund kufizimin e mandatit të kryetarit në rast humbjeje. Çka do të thotë se nëse Basha humb përsëri zgjedhjet nuk do të rrezikojë postin e kryetarit, përkundrazi do të vazhdojë të jetë në krye të partisë.

Kjo lëvizje duket se erdhi si pasojë e një deklarate nga ish-kryeministri, i cili u shpreh se nuk do ta mohonte një rikthim në krye të partisë. Berisha u shpreh se nuk do të përjashtonte asnjë të drejtë kushtetuese dhe deklaroi se ishte konsistent në deklaratat e tij.

Për momentin hipoteza e një rokade në krye të PD-së është zero pasi Basha gëzon mbështetje nga drejtuesit e qarqeve, krerëve të degëve si dhe shumica nga deputetët janë në krah të tij. Prandaj deklaratat e Berishës duken më shumë si një shantazh sesa një synim real.

Berisha në krye të partisë nuk do të sillte asgjë veçse njerëzit e tij që kryetari aktual i ka shndërruar në armiq, të cilët gjatë gjithë periudhës së zgjedhjeve qëndruan në hije. Emra si Bujar Nishani, Edith Harxhi, Arben Imami, Arben Ristani e një sërë nga mbështetësit e Berishës, ngelën jashtë partie.

Pas shpalljes “non grata” të Berishës nga DASH dhe humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, raportet mes kryedemokratit dhe ish-liderit demokrat janë të ftohta. Ndërkohë që kohët e fundit situata ka shkuar deri sa njerëz pranë ish-kryeministrit kanë nisur sulmet ndaj Bashës, për të treguar nëse ka marrëveshje me kryeministrin Edi Rama apo jo, pasi kjo dukej se e kishte frikësuar Berishën.

Ja pikat e miratuara

Ndërkohë dje gjatë mbledhjes së Kryesisë u miratua analiza e humbjes në 25 prill për fazën e parë të saj, ngritja e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar, lista që do të propozojë Lulzim Basha për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar si dhe propozimi i Lulzim Bashës për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike që do t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë.

Kujtojmë që Komisioni vendosi të kalonte për miratim vetëm propozimet e bëra nga kreu i PD duke rrëzuar kështu propozimet e tjera. Propozimet në thelb kishin të përbashkët demokratizimin e PD dhe hapjen e partisë. Në 11 propozimet e kryetarit Basha për ndryshimin e statutit të PD-së parashikonte një kryesi më të zgjeruar, ku përveç kryetarit të Këshillit Kombëtar, do të zënë vend edhe drejtues të disa strukturave të tjera,

organizimi i Këshillit Kombëtar sipas departamenteve, kandidaturat për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, zgjerimi i Kryesisë së Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar mblidhet ditën e nesërme ku pritet miratimi i 4 pikave të ditës së shtunë.