Luli Basha bëri dje një postim të gjatë duke i bërë thirrje qeverisë që të siguronte sa më parë vaksinat kudër Covid-19 dhe t’i vaksionte qytetarët shqiptarë.
Një reagim i gjatë i kryedemokratit që i kushtohej kryesisht vaksiniminit të popullsisë, fillimisht nga gripi sezonal e më pas ndaj Covid-19.
Megjithatë postimi i tij nuk është pritur shumë mirë nga ndjekësit e Bashës në Facebook.
Një pjesë e mirë e tyre janë shprehur kundër bërjes me detyrim të vaksinës te qytetarët, ndërsa të tjerët kanë shkuar më tej duke i kërkuar kreut të selisë blu që vaksinën ta bëjë te vetja dhe fëmijët e tij.
Të tjerë komentues i thontë kryedemokratit se nuk mund të vendosë ai në lidhje me vaksinimin ose jo të popullsisë duke sugjeruar që atë ta bëjë deputetët, ministrat e qeverisë dhe Basha me familjarët e tij.
Kurse shumica tallen me të duke e fyer dhe duke ironizuar që soj i Bashës do vaksinën e gomarit. Një tjetër aludon se Basha ulëret sepse ka dëshirë që temderin ta fitoi kunati. Komentet fyese janë nga 90% e komentuesve por Luli Basha nuk vë mend vazhdon të broçkullisi si politikan i ngelur rrugëve dhe në derë të Fb.